Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi uron Ramën: Mandati i ri të shërbejë për ta afruar Shqipërinë me anëtarësim në BE

NULL NULL
14.05.2025 13:57

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar Edi Ramën, kreun e Partisë Socialiste, për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se Shqipëria po vazhdon rrugën e stabilitetit dhe zhvillimit, dhe uroi që mandati i ri të shërbejë për ta afruar edhe më shumë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet më 16 maj në Tiranë me pjesëmarrjen e 55 liderëve evropian, është dëshmi e punës dhe vizionit të arritshëm për ‘Shqipëria 2030′”.

“Suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm për gjithë qytetarët shqiptarë”, ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme