Krasniqi: Shpresoj të vazhdojmë me fitore edhe kundër Arbërisë NULL NULL 21.09.2020 17:59 21.09.2020 17:59 Skuadra e Prishtinës do të luajë nesër ndeshjen e xhiros së dytë në udhëtim te Arbëria e Lipjani. Këtë sfidë, futbollisti i Prishtinës, Besnik Krasniëi, shpreson që skuadra e tij të vazhdojë me fitore. “Shpresoj të vazhdojmë me fitore edhe ndaj Arbërisë, skuadër kjo për të cilën nuk kam shumë informata, por sipas ndeshjes së parë, s’duhet nënvlerësuar, për çka jemi shumë të vëmendshëm që të japim më të mirën nga vetja jonë duke shpresuar se do të rikthehemi me pikët e plota”, tha ai për faqën zyrtare të Prishtinës, njofton Klan Kosova. Dueli, Arbëria – Prishtina, zhvillohet nesër nga ora 16:00 në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.