Krasniqi pas vrasjes së trefishtë në Gjilan: Institucionet të veprojnë shpejt NULL NULL 10.08.2025 16:27 10.08.2025 16:27 Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjilan, ku mbeten të vrarë tre persona. Krasniqi tha se kjo ngjarje tragjike është dhembje e madhe për të gjithë por edhe alarm për pasigurinë që po rritet. “Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë”. “Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave”, shkroi Krasniqi, transmeton Klankosova.tv. Gjilani sot është tronditur nga një vrasje e trefishtë në qendër të qytetit, ku policia tashmë e ka shpallur në kërkim të dyshuarin Mefail Shkodra për “vrasje të rëndë”.