Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi: Kurti e ka kallë Kuvendin për ‘Zajednicën’, tash vet do ta pranojë (VIDEO)

NULL NULL
13.06.2024 18:44
Deputetja e LDK-se, Rrezarta Krasniqi
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi. Foto: Klan Kosova

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Asociacioni i Komunave Shumicë Serbe është dhe do të mbetet obligim ndaj Kosovës për ta themeluar.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se më parë kryeministri Albin Kurti  e kishte kundërshtuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sipas saj, i njëjti tani do ta nisë formimin.

“Unë e di dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta dinë se Marrëveshja e Ohrit ka të bëjë me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, pra me kompetenca ekzekutive. Asnjë pikë e asnjë presje nuk do të hiqet sepse është obligim për Kosovën”.

“Ka qenë ky kryeministër që ju e dini se e ka kallë Kuvendin, e ka gjuajtur policinë, ka gjuajtur me zollë, dhe po tani po i bënë ato vet, vet po e bën ‘Zajednicën’ e Asociacionin. Sa kemi qenë ne gjithçka ka qenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Asnjë pikë e asnjë presje nuk do të largohet, është dhe do të mbetet obligim nga Bashkimi Evropian për Kosovën”, ka thënë Krasniqi.

Deputetja në fjalë shton se Asociacioni që do të themelohet do të jet me kompetenca ekzekutive. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.