Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk e ka votë nga PDK-ja për kryeministër (VIDEO) NULL NULL 26.08.2025 22:24 26.08.2025 22:24 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Foto: Akriva Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Albin Kurti nuk e ka votë nga PDK-ja për kryeministër. Në lidhje me këtë, Krasniqi në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se një gjë e tillë as nuk diskutohet. “Varet a konstituohet Kuvendi, dy mundësi janë këtu, përfundon konstituimi, hyjmë në afate kushtetuese. Unë i kam thënë z.Kurtit, urdhëro, dëshmoje që i ke 61 vota. A ka më e çuditshme se me thënë “unë i kam votat për kryeministër, por s’i kam votat kryetar Kuvendi, kjo s’ka ndodhur asnjëherë” Por, në pyetjen se a ka votë nga PDK-ja për kryeministër, a u shpreh se kjo s’mund të ndodh në asnjë mënyrë. “Jo në asnjë mënyrë, ajo është punë që as që diskutohet. Do të thotë ka votë kundër”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv