Krasniqi: Ëndërr e kamotshme të boksoj në vendin tim ku jam le e jam rrit NULL NULL 19.06.2023 15:20 19.06.2023 15:20 Boksieri Robin Krasniqi ka dhënë detaje për meçin e madh, të cilin do ta zhvillojë më 5 gusht. Krasniqi do të përballet me Nadjib Mohammedi, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Krasniqi, tregoi se po e realizon ëndrrën e kamotshme, që të boksoj në Prishtinë, njofton Klankosova.tv. “Sot po dua me fol shumë, në Prishtinë janë emocionet pak më ndryshe, gjithsesi falënderimi i parë i takon Zotit që më ka zgjedhë mua që unë e gëzoj këtë sukses dhe që kam një histori që prej moshës që kur kam lindur në moshën 17-vjeçare kam lindur në Kosovë, pastaj kam shkuar në Gjermani, kam jetuar jo një jetë të lehtë. Ky sport ka dashtë sakrifica të mëdha. Kam deshtë që sakrificat që mos t’i sjell vetëm për veti por edhe vendin tim”, ëshë shprehur Krasniqi. “Gjithë këtë turne që do të bëhet nuk mund të realizohet vetëm. Faleminderit të gjithëve, që të gjithë po na i hapim dyert në Kosovë dhe ëndrrën më në fund po e bëjë realitet”. Robini potencoi se gjithë suksesin që e ka arritur do që ta bie në Prishtinë. “Me krenari ma të madhe edhe jam shumë i lumtur që më në fund po realizohet ëndrra ime, e kom pasë ëndërr gjithmonë që një ditë në qiellin e Prishtinës të boksojë dhe këtë e kam pritur që të korri shumë sukses të bëjë një histori shumë të madhe dhe të gjitha t’i mbledh dhe atë sukses që më në fund ta bie në Prishtinë dhe ta realizojë këtë ëndërr të boksojë në qiellin e Prishtinës në qiellin e Kosovës dhe vendin tim ku jam le e jam rrit”. Ai në fund theksoi se do që ta fus Prishtinën në hartën e botës për boks. “Dua që t’i tregojë të gjithë botës se kush jemi ne, sa mikpritës jemi ne, sa sportistë dhe sa e duam këtë vend, dhe se gjitha vendet e botës janë të mirëseardhur por është edhe një ëndërr e madhe që e Prishtinën ta futim në hartën e botës, që tash e tutje të bëjë organizime të mëdha të boksit profesionist. Ajo natë është boksi, çelësi kryesor, me boks do të mundohem që me mish e shpirt ta prezantojë vendin tim, kulturën, traditën, vetveten familjen dhe të dalim si fitues”. Ndërkohë, kryetar i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi se ky meç do të jetë më i madhi në kryeqytet pasluftës. “Me të vërtet kënaqësi e veçantë dhe moment emocionues këtu me qenë së bashku. Dua me përshëndetë kampionin tonë Robin Krasniqin, me gjithë kampin e tij që ka mundësuar që sot të jemi këtu prezantojmë meçin më të madh në kohën e pasluftës në kryeqytet”, u shpreh Rama. “Ndihem krenar që për herë të parë po organizohet kësi ngjarje në Prishtinë me kosë përmasa, dikur Prishtina ka qenë arenë e boksit dhe kemi pasë boksierë më të mirë n Jugosllavi dhe në botë kemi pasë bieda me Robinin që duhet ta kthejmë këtë madhështi Prishtinës dhe gjithë Kosovës. Kryeqyteti do e përkrahë më gjithë zemër”. /Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS