Krasniqi: Deputetët e pushtetit me paga 2,000 euro votuan kundër minatorëve dhe policëve NULL NULL 02.11.2023 11:48 02.11.2023 11:48 Memli Krasniqi Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Kuvendi e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Kreu i PDK-së tha se deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës. “A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!”, tha Krasniqi.