Krasniqi ankohet për mungesë të stafit në SHSKUK (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa 02.08.2022 21:08 nga Agnesa 02.08.2022 21:08 Është hera e fundit që raportoi si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Kjo pasi që pas pjesëmarrjes në mbledhjen e Komisionit për Financa Publike, Valbon Krasniqi dha dorëheqje. Megjithatë paraprakisht tregoi se SHSKUK-ja është përballë një krize serioze sa i përket stafit shëndetësorë. “Nga viti 2019 qe katër vite në nivel të SHSKUK-së numri nuk është rritë për asnjë punëtorë, 7438 i kemi në sistem në 2019, njësoj në 2020, 2021 dhe njësoj 2022 madje edhe qarkorja e parë buxhetore për 2023 parasheh numër të njëjtë” tha Krasniqi. Ai kërkoi më shumë investim në shëndetësi që të parandalohet ikja e profesionistëve. “Kemi Spitale të Përgjithshme te të cilat rrezikohet mbyllja e reparteve të caktuara, vetëm këtë kohën e fundit nga klinika e pediatrisë janë larguar të paktën 4 pediatër” tha tutje ai. Nga subjekti më i madh opozitarë i përmendën Krasniqit të gjeturat e raportit të auditorit për pasqyrat financiare në SHSKUK. “Mungesë e raporteve të pranimit të mallit të përgatitur nga menaxherët e kontratave, të kontratave me vlerë prej 7 milionë e 864 e 454 euro. Vonesa nga tetë ditë deri në 6 muaj në pagesën e faturave” tha Rashit Qalaj, deputet i PDK-së Megjithatë për shkak të mungesës së të parit të dikasterit të Shëndetësisë Rifat Latifi, shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare, nuk u ndodhi pasi opozita nuk pranoi që kjo të bëhej pa ministrin.