Krahu i armatosur i Hamasit: Mbi 60 pengje të zhdukur nga sulmet ajrore izraelite NULL NULL 04.11.2023 21:49 04.11.2023 21:49 Palestinians inspect the damage of a house destroyed by an Israeli airstrike in Gaza City, Saturday, Nov. 4, 2023. (AP Photo/Abed Khaled) Krahu i armatosur i Hamasit tha se mbi 60 pengje janë zhdukur për shkak të sulmeve ajrore izraelite në Gaza, sipas Reuters. Abu Ubaida, zëdhënësi i Brigadave Izz el-Deen al-Qassam, tha gjithashtu në llogarinë e Hamasit në “Telegram” se 23 trupa të pengjeve izraelitë ishin bllokuar nën rrënoja. “Duket se ne kurrë nuk do të jemi në gjendje t’i arrijmë ata për shkak të agresionit brutal të vazhdueshëm të okupimit kundër Gazës”, tha ai. Reuters-i raportoi se nuk ka mundur ta vërtetojë këtë deklaratë menjëherë. /Klankosova.tv