Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KQZ qëllimisht po i vonon rezultatet? Paçarizi: LVV-së i intereson zvarritja (VIDEO)

NULL NULL
24.02.2025 21:20

Në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, opinionisti Rrahman Paçarizi ka thënë se zvarritja e rezultateve nga KQZ i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mendoj që rezultatet do të vonohen, por më duket se kjo iu shkon për shtati partive politike sepse nuk e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë. Nuk e kanë të qartë nëse duhet t’i ofrohen LVV, kjo e fundit nuk e di se sa deputetë do t’i ketë”, tha Paçarizi, transmeton Klankosova.tv

Tutje, Paçarizi theksoi: “Gjithçka është e qëllimshme. Nuk mendoj që është vonesë e rastësishme. Do të shohim edhe zvarritje të tjera”.

Sipas tij, prilli nuk do të gjejë Qeverinë e konstituuar.

lajme të ngjashme