KQZ-ja miraton katër rregullore zgjedhore NULL NULL 06.03.2024 13:47 06.03.2024 13:47 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar katër rregullore zgjedhore. KQZ-ja sot miratoi rregulloren e parë, atë zgjedhore për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike. Po ashtu, me shumicë votash u miratua edhe rregullorja e dytë, ajo për emërimin, përbërjen dhe funksionimin e Komisioneve Komunale për Zgjedhje. Në vazhdim, KQZ-ja miratoi edhe rregulloren për krijimin, konfirmimin dhe kundërshtimin e listës së votueseve dhe rregulloren për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.