Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KQZ-ja e pranon se ka probleme teknike në uebfaqen e saj

NULL NULL
09.02.2025 21:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se platforma ‘online’ ku po shfaqen rezultatet preliminare ka probleme teknike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Klan Kosovën se të dhënat po mblidhen nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ-ja.

“Ju njoftoj se KQZ-ja po i mbledh të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente problemet teknike në platformë”.

“Të dhënat po mblidhen nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ-ja. Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për tu qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem”, tha Elezi, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Elezi tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën përpjekje maksimale që t’i transmetojë të dhënat e dërguara nga terreni në kohë sa më të shpejtë.

 

lajme të ngjashme