Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KPM paralajmëron gjoba të mëdha për shkelësit e Ligjit të Digjitalizimit

NULL NULL
24.03.2017 12:01

Komisioni i Pavarur për Media në një konferencë për media ka shpjeguar se ky institucion është në fazën përgatitore të fillimit të procedurave për implementimin e Ligjit për digjitalizimin e transmetimeve radio difuzive -tokësore për të krijuar kushtet e kalimit nga transmetimi analaog në atë digjital.

Me këtë rast,  kryetari i KPM-së Adnan Merovci tërhoqi vërejtjen tek të gjitha mediat vendore që të kenë kujdes me transmetimit digjitale dhe atë ta bëjnë në mënyrë të ligjshme e jo ilegale.

Merovci ka theksuar poashtu se cilido person juridik pronar apo individ i vetëpunësuar do të gjobitet për kundërvajtje prej 50 deri në 500 mijë euro në rast: se krijon një rrjet në kundërshtim me këtë ligji për digjitalizim apo nëse shfrytëzon radio frekuencat për multipleks pa vendim valid për ndarjen e radio frekuencave.

Gjatë konferencës Merovci përmendi edhe disa shkelje të identifikuara të mediave si shkelja e privatësisë , mosverifikimi i vërtetësisë së lajmit, shprehjet fyese, gjuha vulgare,keqpërdorimi i të miturve në raste të intervistimit me ç`rast edhe ua tërhoqi vërejtjen mediave se do të gjobiten sipas ligjeve në fuqi të KPM-së

Së shpejti KPM planifikon të mbajë një takim me ofruesit e shërbimeve mediale, audiovizuele për t`i trajtuar së bashku këto tema, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme