Kourtney dhe Scott kishin nevojë për terapi për bashkë-kujdestarinë e fëmijëve NULL NULL 30.04.2019 10:30 30.04.2019 10:30 Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, të cilët u ndanë zyrtarisht në vitin 2015, kanë treguar pjesën më të vështirë për bashkë kujdestarinë e tre fëmijëve të tyre, transmeton Klan Kosova. “Mendoj se pjesa më e vështirë ishte kur ne të dy filluam lidhje të reja”, tha Kourtney. “Kjo shkaktoi luftë mes nesh – për futjen e partnerëve tanë në jetën e fëmijëve. Mendoj se kjo ka shkaktuar shumë sfida”. Disick shtoi: “Është një nga ato gjërat që mendoni që s’do të ndodhin kurrë. Po ju e dini, gjërat lëvizin”. Disick filloi një lidhje me Sofia Richie në maj të vitit 2017 ndërkaq Kardashian ishte në një marrëdhënie me Younes Bendjima nga 2016 deri në 2018. Që atëherë, ish-çifti janë janë mësuar se si të komunikojnë me njëri-tjetrin për hir të tre fëmjëve të tyre. “Duhet të shkonim në një terapi, për të qenë në gjendje që të komunikojmë së bashku”, tha Kourtney. Për Disick, të kuptuarit e kufijve të njëri-tjetrit ishte beteja e tij kryesore. “Unë mendoj se sfida më e madhe ishte vetëm të përpiqesha të kuptoj se si do i ndajmë marrëdhëniet tona si miq dhe prindër”.