Kosovë vs. Serbi, ndeshja që hap festivalin e basketit në Bukuresht NULL NULL 13.08.2016 15:15 13.08.2016 15:15 Të shtunën me fillim nga ora 17:30, kampioni aktual i Kosovës në Streetball, “CHE BAR”, do ta hap edicionin e 5-të të Bucharest Challenger duke u përballur me ekipin numër një në botë , “Novi Sad Al Wahda”, nga Serbia, njofton Klan Kosova. Kampionët aktual të Limak Streetball Kosova 2016, skuadra “CHE BAR” e përbërë nga Fikret Shatri, Fisnsik Juniku, Albatrit Berisha dhe Etnik Peci, sot kanë udhëtuar për në Rumani ku të shtunën dhe të dielën do të marrin pjesë në Raiffeisen Bucharest Challenger 2016. Për herë të tretë rresht, “CHE BAR” do ta përfaqësojë Kosovën në Bukuresht, turne ky i cili sivjet është kualifikues për FIBA 3×3 World Tour Debreceni Masters 2016, si pjesë e rrugës deri në World Tour Finals. Me fjalë tjera, “CHE BAR” gjatë këtij vikendi do të jetë pjesë e tubimit të ajkës botërore të basketbollit 3×3. Favoritët kryesor për titull kampioni në Bucharest janë “Novi Sad Al Wahda” dhe skuadra “Lubjana”. “CHE BAR” do të garojë në grupin A, kundër skuadrës numër një në botë, “Novi Sad Al Wahda” si dhe dy top skuadrave rumune, “Team Bucharest”, që është kampione e shumëfishtë e shtetit dhe Scoala Veche, ekipi që ka dominuar sivjet skenën e Streetballit rumun. klankosova.tv