Kosovari ekstradohet nga Shqipëria, ishte në kërkim për fajde dhe shtytje në vetëvrasje NULL NULL 11.07.2024 17:08 11.07.2024 17:08 Fotografi ilustruese e Policisë së Kosovës Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është ekstraduar nga Shqipëria kosovari E.G. pasi ishte në kërkim për “fajde” dhe “shtytje ne vetëvrasje”. Në njoftimin e lëshuar thuhet se i njëjti u dërgua menjëherë në mbajtje “Personi i dyshuar me iniciale (E.G.) nga data 15.05.2024 ka qenë në kërkim policor, i njëjti është arrestuar nga autoritetet shqiptare dhe përmes procedurave të ekstradimit është sjell në Kosovë”. “Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, sot më 11.07.2024, kanë intervistuar personin e dyshuar të apostrofuar më lart me iniciale, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “fajde” dhe “shtytje ne vetëvrasje”, dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv