Kosovari debuton në ligën më të fortë të futbollit amerikan NULL NULL 16.11.2021 10:45 16.11.2021 10:45 Kosovari Lirim Hajrullahu ka debutuar në NFL, ligën më të fortë në botë të futbollit amerikan. Hajrullahu luajti në fitoren e Dallas Cowboys ndaj Atlanta Falcons. 31 vjeçari luan në pozitën e sulmuesit ndërsa debutimi i tij është vlerësuar lart nga analistët dhe mediat sportive atje. Debutimi i tij ka qenë lajm në mediat sportive amerikane. 31 vjeçari nga Gjilani po vlerësohet si një përforcim i madh për Dallas. Shumë media të mëdha e kanë treguar historinë e tij duke e përshkuar si një djalosh të ikur nga lufta kur forcat serbe sulmuan qytetin e tij, për tu bërë storie suksese.