Kosova U21 gati për Poloninë dhe Gjermaninë NULL NULL nga Emanuell Syla 04.09.2023 18:25 nga Emanuell Syla 04.09.2023 18:25 Po bëhen gati për dy ndeshje te vështira. Më 8 shtator në udhëtim kundër Polonisë dhe më pas në Prishtinë kundër Gjermanisë. Selektori i Kosovës U21, Afrim Toverlani shqetësimin më të madh e ka me dy lojtarë kyç të lënduar. Pjesë e këtij grupi të Dardaneve është edhe ylli që ka nisur shkëlqimin, Drilon Hazrollaj i klubit Malisheva. Kosova ndeshjen e parë të grupit për këto kualifikime e pati fituar 2:0 ndaj Estonisë, ndërsa veç kombëtareve të përmendura më lartë, në grup janë edhe Bullgaria e Izraeli.