Kosova U21 fiton kundër Andorës U21 (VIDEO) NULL NULL 08.06.2021 21:57 08.06.2021 21:57 Kombëtarja e Kosovës në Futboll për kategorinë nën 21, ka gjetur fitore në ndeshjen e parë të kualifikimeve për kampionatin evropian, kundër Andorës me rezultat 2:0. Golat e vetme të ndeshjes erdhën në pjesën e dytë nga Dion Berisha në minutën e ’82 dhe nga Mark Marleku vetëm tre minuta pas golit të Berishës, njofton Klankosova.tv. Kosova me këtë rezultat kalon në vend të dytë në grupin ku ndodhet edhe kombëtarja e Shqipërisë për këtë grup moshë. Dardanët janë në grup me Shqipërinë, Sllovenin, Anglinë, Republikën e çekisë dhe Andorën.