Kosova U19 shënoi fitore në miqësoren e dytë kundër Shqipërisë NULL NULL 08.06.2024 15:57 08.06.2024 15:57 Kombëtarja e Kosovës U-19 ka shënuar fitore me rezultat 5-2 në miqësoren e dytë kundër Kombëtares së Shqipërisë U-19, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Egnatia Arena”. Të parët në epërsi kaluan dardanët me anë të Eliot Selishtës, në minutën e 10’. Dardanët dyfishuan rezultatin menjëherë me Leart Hotin në minutën e 12-të, ndërsa golin e tretë e realizoi sërish Eliot Selishta në të 27-ën. Kuqezinjtë pas disa rasteve e gjetën rrugën e golit në fundin e pjesës së parë, përmes Flavio Sulejmanit. Në pjesën e dytë kuqezinjtë shënuan të parët në minutën e 77-të me Frederik Toskun për 2:3. Ndonëse, Kosova U-19 shënoi edhe dy gola të tjerë deri në fundin e takimit me Elvaris Suplja dhe Medin Gashi për ta siguruar fitoren. Në ndeshjen e parë fitores iu gëzua Shqipëria U-19.