Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova U-21 fillon stërvitjen e fundit para duelit kundër Anglisë: Prekazi i kënaqur edhe me barazim

NULL NULL
03.09.2020 17:50

Kombëtarja e Kosovës U-21 në futboll do të luajë nesër ndeshjen kualifikuese në kuadër të Kampionatit Evropian kundër Anglisë U-21, ndeshje kjo që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për këtë sfidë, përzgjedhësi i Kosovës, Rafet Prekazi, ka thënë se do të ishte i kënaqur edhe me një rezultat baras, transmeton Klan Kosova.

Prekazi, gjithashtu bëri të ditur se kundërshtarët kanë ardhur më të fortë në Kosovë sesa që ishin në ndeshjen e parë të zhvilluar afro një vit më parë në ishullin britanik.

Kurse në konferencën e sotme prezent ishte edhe futbollisti i Luganos, Eris Abedini.

Ky i fundit pas rikthimit në Zvicër do të karantinohet për 14 ditë, por që e gjitha kjo sipas tij do të ia vlejë, pasi do të bartë fanellën e Kosovës.

Kosova U-21, nga ora 17:30 tashmë ka filluar edhe seancën e fundit stërvitore para këtij dueli, e ku prezentë janë të gjithë futbollistët e ftuar.

lajme të ngjashme