Kosova synon t’i revanshohet Malit të Zi në hendboll (VIDEO) NULL NULL nga Jon Ajeti 25.04.2023 19:43 nga Jon Ajeti 25.04.2023 19:43 Kombetarja e Kosoves Kombëtarja e Kosovës në Hendboll po i vazhdon përgatitjet në prag të dy ndeshjeve të fundit të kualifikimeve për “Euro 2024”. “Dardanët” po stërviten dy herë në ditë nën urdhërat e trajnerit Bujar Qerimi, njofton Klan Kosova. Për këto dy ndeshje Kosova ka disa mungesa të rëndësishme për shkak të lëndimit të hendbollistëve me ekipet e tyre. Por optimizmi për rezultat pozitiv nuk mungon te ekipi kosovar. Të enjtën prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kosova e pret Malin e Zi. Ndërsa të dielën prej orës 18:00 luajnë kundër Sllovenisë në udhëtim.