Kosova s’ndalet, i shënon sërish Islandës NULL NULL 23.03.2025 18:49 23.03.2025 18:49 Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Islandës në ndeshjen që po zhvillohet në Murcia të Spanjës. Ishte sërish Vedat Muriqi ai i cili realizoi gol, duke quar rezultatin 1:2. Goli u realizua në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë. Tanimë, duke u bazuar në rezultat e dy përballjeve, Kosova ka dyfishuar epërsinë, transmeton Klankosova.tv. Ndeshjet me islandezët janë të vlefshme për fazën “Play-Off” të Ligës së Kombeve, ku ajo skuadër përfaqësuese e cila merr rezultat më të mirë nga të dy takimet, edicionin e ardhshëm në UEFA Nations League do të luaj në Ligën B.