Kosova siguron dy medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes NULL NULL nga Endrit Zogaj 28.10.2022 14:35 nga Endrit Zogaj 28.10.2022 14:35 Kosova, sot ka arritur të sigurojë dy medalje të argjendta në Kampionatin Ballkanik të Mundjes që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë për grupmoshat U-15 dhe U-17. Mundëset që fituan medalje janë Elsa Nikoci dhe Leonisa Reka. Pozita të mira siguruan edhe dy garues të tjerë. Erand Flugaj doli i katërti, ndërsa Jon Ramadani ishte menjëherë pas tij. Në fakt, Kosovës mund t’i shtohen edhe dy medalje tjera. Kjo pasi nesër paraqiten në garë edhe Adriatik Berisha e Bleonit Bytyqi. /Klankosova.tv