Kosova shënon sërish dhe rimerr avantazhin ndaj Islandës NULL NULL 20.03.2025 22:05 20.03.2025 22:05 Përsëri gol në “Fadil Vokrri”. Kosova e ka rikthyer avantazhin ndaj Islandës, me anë të Elvis Rexhbeçaj. Paraprakisht ishte Lumbardh Dellova ai i cili i kaloi “Dardanët” në epërsi në minutën e 19-të, por rezultati u barazua shpejt, kur shënoi Orri Oskarsson. Kjo është përballja e parë e fazës “Play-Off” në kuadër të Ligës së Kombeve, kurse ballafaqimi i kthimit luhet në Spanjë, raporton Klankosova.tv. Triumfuesi do të garojë në Ligën B, në edicionin e ardhshëm të UEFA Nations League, kurse humbësi një rang më poshtë.