Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova rrezikon pjesëmarrjen në kampionatin botëror në boks për femra,shkak mos pajisja me viza nga India

NULL NULL
12.11.2018 15:55

Kampionati botëror në boks për femra pritet të filloj nga data 15 nëntor në Nju Delhi të Indisë.

Por vendi ynë rrezikon mos pjesëmarrjen, shkaku i kësaj është mos pajisja me viza nga shteti i Indisë.

Ekipi Kosovës në përbërje boksierja 60 kg Donjeta Sadiku,trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, edhe pse qe 2 muaj ka përgatitur gjithë dokumentacionin për viza dhe ka dorëzuar ne Ambasadën e Indisë në Sofje të Bullgarisë, ende janë duke pritur për t’u pajisur me viza.

Federata e boksit të vendit nikoqir, Komiteti Olimpik i Indisë, dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kanë dhëne lejen dhe kanë dërguar shkresat që  ekipi nga Kosova të pajiset me viza,por pengesë është ende ministria e Punëve të Jashtme e Indisë.

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, është e pajisur edhe me pasaportë shqiptare, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit, përcjellë Klan Kosova.

lajme të ngjashme