Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova pret sot Lituaninë të cilën e mposhti në Riga

NULL NULL
18.11.2024 10:09

Kosova sot pret në shtëpi Lituaninë në kuadër të Ligës C së Kombeve.

Kosovarët hyjnë në këtë ndeshje pas asaj me Rumaninë të premten kur braktisën fushën pak para fundit për shkak të thirrjeve “Serbia, Serbia” nga tifozët rumunë.

Ndërkaq, Lituania të premten pësoi humbjen e radhës nga Qiproja, 2:1.

Kosova fitoi 1:2 ndaj Lituanisë në ndeshjen si mysafir, dhe tani kërkon fitoren edhe në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Siç qëndrojnë gjërat, Dardanët numërojnë nëntë pikë në vendin e dytë të grupit 2, tri më pak se Rumania por mbetet të shihet vendimi i UEFA-së pas incidentit në Bukuresht.

Në anën tjetër, Lituania zë vendin e fundit me zero pikë.

lajme të ngjashme