Kosova pjesë e projektit shtatë miliardësh evropian për teknologji NULL NULL 13.12.2023 10:45 13.12.2023 10:45 Kosova është bërë pjesë e një projekti në vlerë prej shtatë miliardë euro. Ky projekt evropian ka të bëjë me teknologji. Marrëveshja në emër të Kosovës u nënshkrua nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. “Ky program ka për qëllim të rritë qasjen në digjitalizim tek qytetarët, bizneset dhe institucionet, dhe përmes granteve strategjike të avancojë katër fusha: ➡️ Resurset kompjuterike me performancë të lartë, ➡️ Inteligjenca artificiale (IA), ➡️ Shkathësitë e avancuara digjitale, si dhe ➡️ Përshpejtimi dhe shfrytëzimi më i mirë i kapaciteteve digjitale dhe ndërveprueshmëria (interoperabiliteti)”, thuhet në njoftim.