Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova pëson ndaj Turqisë

NULL NULL
nga Jon Ajeti 03.11.2021 18:52

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është mposhtur nga Turqia, në kuadër të fazës se parë kualifikuese për Botërorin 2023.

”Dardanët” përkundër angazhimit maksimal, nuk arritën t’i shmangen humbjes me rezultat të ngushtë 25:23 në ballafaqimin që u zhvillua në Eskisehir të Turqisë, përcjell Klankosova.tv.

Me së shumti gola për Kosovën realizoi Egzon Gjuka gjithsej 6 sosh, kurse 5 të tjera i shtoi Deniz Terziqi.

Në kualifikues të botërorit, Kosova përveç Turqisë, kundërshtar e ka edhe Greqinë dhe Belgjikën.

Me këta të fundit “Dardanët” pas katër ditësh do të ballafaqohen në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.

lajme të ngjashme