Kosova pëson humbje nga Gjeorgjia NULL NULL 29.07.2022 17:11 29.07.2022 17:11 Kosova U18 ka pësuar humbje nga Gjeorgjia U18 me rezultat 60:87 (20:18, 11:22, 14:19, 15:28), në ndeshjen e parë të FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni B, që mbahet nga sot deri më 7 gusht. Basketbollistët e Kosovës ishin më të mirë në periudhën e parë, që e fituan 20:18, por më pas pësuan rënie dhe kjo u kushtoi me humbje, transmeton Klankosova.tv. Gjeorgjianët ishin më të mirë në tre periudhat e fundit, duke triumfuar 60:87. Te Kosova më i dalluari ishte Bardh Istrefi me 20 pikë e 11 kërcime. Në grup me Kosovën janë edhe Holanda, Bullgaria, Norvegjia dhe Bosnja e Hercegovina.