Kosova nuk pranohet në Unionin Transmetues Europian (EBU), mbetet jashtë Eurosongut NULL NULL 28.06.2019 14:21 28.06.2019 14:21 Unioni Transmetues Europian (EBU) nuk e ka pranuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Mes tjerash, kjo nënkupton që Kosova nuk do të mund të marrë pjesë në garën e Eurosongut për vitin 2020, njofton Klan Kosova. Arsyeja kryesore pse Kosova nuk mund të bëhet anëtare e EBU-së me të drejta të plota është për faktin se vendi ynë nuk është anëtar i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve. Bordi gjeneral sot në Oslo votoi për ndryshimin e statutit të EBU-së që do t’ia mundësonte anëtarësimin edhe atyre vendeve të cilat nuk janë anëtare të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve. Mirëpo, ky propozim nuk kaloi. Më 673 vota “kundër” dhe 400 vota “për” u pamundësua ndryshimi i statutit dhe kësisoj Kosova mbeti jashtë Eurosongut edhe për një vit.