Kosova në kërkim të fitores sonte ndaj Islandës NULL NULL 20.03.2025 08:20 20.03.2025 08:20 Kari Arnason i Islandës, në qendër, sfidon topin me mbrojtjen e Kosovës gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës në Grupin I të futbollit ndërmjet Islandës dhe Kosovës në Reykjavik, Islandë, të hënën 9 tetor 2017. (AP Brynjar Gunnarsson) Përfaqësuesja e Kosovës do t’i bëjë konak Islandës sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në duelin e parë të “play-off”-it të Ligës së Kombeve. Takimi nis në ora 20:45, me ekipin e drejtuar nga Franco Foda që kërkon një rezultat pozitiv përpara sfidës vendimtare në Spanjë. Ekipi që do të dalë më i suksesshëm nga ky duel i dyfishtë do të luajë në Ligën B, ndërsa skuadra humbëse do të zbresë në Ligën C në edicionin e ardhshëm, njofton Klankosova.tv. Kosova synon të shfrytëzojë përparësinë e fushës dhe përkrahjen e tifozëve, të cilët kanë siguruar të gjitha biletat, duke garantuar një atmosferë të zjarrtë në “Fadil Vokrri”. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës, ku do të vendoset përfundimisht fati i këtij përballjeje./Klankosova.tv.