Kosova mundet nga Polonia NULL NULL 23.02.2018 20:46 23.02.2018 20:46 Kosova ka pësuar humbjen e radhës në kualifikimet për Kampionat Botëror. Kësaj radhe, përfaqësuesja jonë u mund nga Polonia me rezultat të thellë 90:62. Skuadra vendëse u shkëput me rezultat në çerekun e dytë, me ç’rast pjesën e parë e mbylli me 22 pikë epërsi (48:26). Pas humbjes, Kosova mban vendin e fundit në Grupin C me tri pikë, ndërkaq Polonia ka pesë pikë në pozitën e dytë.