Kosova mund ta fusë Dardanin si monedhë shtetërore në vend të Euros (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 23.03.2024 20:17 nga Flamur Gajtani 23.03.2024 20:17 Kartëmonedha Euro Në Eurozonë nuk është por euron e përdorë që 22 vjet. Republika e Kosovës nuk ka monedhë të sajën, ani se neni 11 i Kushtetutës që thotë se si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme, ia lejon një gjë të tillë. Për Mejdi Bektashin si profesor ekonomie, paraja e Unionit Evropian mbeti nga urdhëresa administrative e UNMIK-ut, e valutën kombëtare duhet bërë me ligj. Edhe pse nuk i mohohet e drejta për valutën kombëtare, për juristin Qendrim Arifin kjo nuk e kufizon Kosovën se cilën ta përdorë. Një mendim të qartë nëse duhet apo jo monedha vendore, nuk e ka as guvernatori i BQK-së. Bazuar në kompetencat e saj, BQK nxori një rregullore nga 1 shkurti, e cila e specifikon euron si valutë të vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë.