Kosova mposhtet nga Sllovakia në basketboll NULL NULL 21.07.2019 21:36 21.07.2019 21:36 Kosova e ka pësuar edhe humbjen e dytë në basketboll nga Sllovakia, ndeshje këto që po zhvillohen në Bratislavë. Përballjen e parë skuadra kosovare a ka humbur të shtunën me rezultat 85-79, transmeton Klan Kosova. Ndërsa kësaj radhe “Dardanët” pësuan me rezultat 82:65. Këto miqësore do t’i ndihmojnë përzgjedhësit Damir Mulaomerviq, për të parë formën e lojtarëve dhe për tu përgatitur sa më mirë para ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021, ku Kosova do të ballafaqohet me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe. klankosova.tv