Kosova mposhtet edhe nga Hungaria NULL NULL 26.11.2017 20:48 26.11.2017 20:48 Pas humbjes nga Lituania, Kosova është mposhtur edhe nga Hungaria në ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin e vitit 2019 në Grupin C. Kosovarët u mposhtën me rezultat 84:76 Çereku i tretë ishte momenti kur përfaqësuesja e Kosovës nuk arriti të mbajë hapin me hungarezët dhe u krijua distancë në pikë, pasi Kosova në pjesën e parë luajti mirë dhe 20 minutëshin e kishte përmbyllur me një pikë epërsi 35:36. Edhe këtë ndeshje kosha-shënuesi më i mirë i Kosovës ishte Dardan Berisha me 22 pikë. klankosova.tv