Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve për evropian në pingpong

NULL NULL
21.04.2021 15:52

Është hedhur shorti për fazën grupore të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021.

Shorti për këtë ngjarje është hedhur në të dyja konkurrencat, atë të meshkujve dhe të femrave.

Në konkurrencën e meshkujve, Kosova do të jetë në grupin F, së bashku me Luksemburgun dhe Izraelin.

Ndërsa në atë të  femrave, rivalët e Kosovës do të jenë Kroacia, Finlanda dhe Ishujt Faroe, që garojnë në grupin A.

Kampionati Evropian i Pingpongut do të mbahet gjatë muajit shtator në Cluj Napoca të Romanisë.

 

lajme të ngjashme