Kosova merr pjesë me katër xhudistë në World Judo Masters NULL NULL 04.08.2023 08:29 04.08.2023 08:29 Ekipi elitar i xhudos nga Kosova do të paraqitet me 4 garues në World Judo Masters që do të mbahet me datë 04-06 Gusht 2023 në Budapest të Hungarisë. Masters do të ketë pjesëmarrës nga 59 shtete, 419 garues, transmeton Klankosova.tv. Në këtë garë marrin pjesë vetëm 36 garuesit e parë në ranklistën botërore në secilën kategori. Xhudistët nga Kosova të cilët do të ndeshen në Masters janë: 1.Distria Krasniqi (-52 kg) 2.Nora Gjakova (-57 kg) 3.Akil Gjakova (-73 kg) 4.Laura Fazliu (-63 kg) Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ndeshen sot, kurse Akil Gjakova dhe Laura Fazliu ndeshen nesër.