Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova me gjashtë boksierë në Kampionatin Evropian të juniorëve

NULL NULL
18.07.2023 08:47

Kosova do të marrë pjesë me tre boksierë dhe tri boksiere në Kampionatin Evropian për juniorë, që do të mbahet nga data 19 deri më 31 gusht në Ploiesti të Rumanisë.

Siç njofton Federata e Boksit, Kosovën do të përfaqësohet nga Eldar Aliu 52 kilogramë, Denis Krasniqi 57 kilogramë, Luan Morina 70 kilogramë, Leona Dobratiqi 52 kilogramë, Suela Canolli 66 kilogramë dhe Orinda Xhakli 66 kilogramë.

Boksierët do të udhëhiqen nga selektori Besnik Vranovci, teksa boksierët nga Faton Xhakli, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, gjyqtari Latif Demolli është ftuar që të ndajë drejtësinë në këtë Kampionat Evropian.

lajme të ngjashme