Kosova konfirmon se ka porositur nga ShBA-ja raketat antitank “Javelin” NULL NULL 11.01.2024 15:43 11.01.2024 15:43 Ministria e Mbrojtjes e Kosovës e ka konfirmuar për Klan Kosovën porositjen e raketave antitank “Javelin”. Nga kjo ministri kanë thënë që Kosova ka marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerje ushtarake përmes programit FMS. Përmes këtij programi Kosova është e paraparë të kryejë blerje ushtarake përfshirë edhe sistemin Javelin dhe sisteme të tjera moderne ushtarake. Lajmin se Amerika ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e këtyre raketave fillimisht e bëri të ditur ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill gjatë një takimi që pati sot me presidentin e këtij vendi Aleksandar Vuçiq. I dërguari i Washingtonit në Beograd, ka bërë me dije se Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Kosovës, Kongresit Amerikan, i cili edhe fillon procedurën zyrtare për blerjen e raketave “Javelin”, njofton Klankosova.tv. Amerika pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”