Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova konfirmon se ka porositur nga ShBA-ja raketat antitank “Javelin”

NULL NULL
11.01.2024 15:43

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës e ka konfirmuar për Klan Kosovën porositjen e raketave antitank “Javelin”.

Nga kjo ministri kanë thënë që Kosova ka marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerje ushtarake përmes programit FMS.

Përmes këtij programi Kosova është e paraparë të kryejë blerje ushtarake përfshirë edhe sistemin Javelin dhe sisteme të tjera moderne ushtarake.

Lajmin se Amerika ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e këtyre raketave fillimisht e bëri të ditur ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill gjatë një takimi që pati sot me presidentin e këtij vendi Aleksandar Vuçiq.

I dërguari i Washingtonit në Beograd, ka bërë me dije se Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Kosovës, Kongresit Amerikan, i cili edhe fillon procedurën zyrtare për blerjen e raketave “Javelin”, njofton Klankosova.tv.

Amerika pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.