Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kosova ka kuvendin më transparent në botë” (VIDEO)

NULL NULL
nga Florent Zeqaj 15.09.2022 20:39

Institucioni më i lartë i vendit jo rrallë e humbi rolin që kishte si pasojë e përplasjeve pushtet-opozitë.

Por, megjithatë, Kuvendi i Kosovës ka përparuar shumë dhe po renditet i dyti në rajon për nga transparenca.

Kështu konstatoi kryeparlamentari Glauk Konjufca në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

E drejtoresha e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg, u shpreh e lumtur që ka kontribuar që Kosova të ketë kuvendin ndër më të hapurit.

Sipas saj, demokracia në Kosovës është e vështirë sepse ka shumë sfida, por përkundër kësaj, ajo theksoi se demokracia në Kosovë nuk është ndalur kurrë dhe se shihet angazhim çdo ditë për ta pasur një parlament më transparent.

lajme të ngjashme