Kosova – Ishujt Faroe, formacionet zyrtare (FOTO) NULL NULL nga Naim Selmani 19.11.2022 17:11 nga Naim Selmani 19.11.2022 17:11 Përzgjedhësi Alain Giresse e ka publikuar formacionin e kombëtares së Kosovës në miqësoren kundër Ishujve Faroe. Francezi ka bërë mjaftë ndryshime nga ndeshja miqësore kundër Armenisë, transmeton klankosova.tv. Në portë në vend të Visar Bekajt është inkuadruar portieri i ekipit Winterthur, Jozef Pukaj. Nga fillimi në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe luan Lindon Emërllahu i Ballkanit, më pas Arianit Ferati, Kreshnik Hajrizi, mbrojtësi Lirim Kastrati, Jetmir Topalli e Donat Rrudhani. Ndeshja që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” transmetohet në Klan Kosova nga ora 18:00.