Kosova i dha rrymë Shqipërisë, kur Bushi ishte këtu, më 2007 (VIDEO) NULL NULL 04.01.2022 20:53 04.01.2022 20:53 Ndihma e qeverisë shqiptare bëri që kosovarët, të paktën për festa, të kenë rrymë mjaftueshëm. Por edhe Kosova kishte raste kur i doli në ndihmë Shqipërisë, duke e furnizuar me energji elektrike. Këtë e kujton fare mirë ish-drejtoresha e KEK-ut, Pranvera Dobruna-Kryeziu. E ftuar në Paraditja Informative në KlanKosova FM, ekspertja e energjisë tha se situata aktuale me energjinë ka qenë e pritshme. Sipas saj, për faktin që është ditur që po dështon ndërtimi i Kosovës së Re ka qenë e parashikuar që do të krijohet një situatë e tillë problematike me rrymë.