Kosova humbet nga Italia NULL NULL 08.03.2016 11:15 08.03.2016 11:15 Përfaqësuesja kosovare e femrave në hendboll është mposhtur nga Italia. Italia e ka mundur Kosovën në ndeshjen miqësore të hendbollit, në konkurrencën e femrave, të zhvilluar në Romë. Kosova nuk mundi t’i bëjë ballë fuqisë së italianeve të cilat, në ndeshjen e zhvilluar në “Centro Sportivo Olimpico dell’Esercito” në fund triumfuan me rezultat 34:19. Ndërsa të martën – në Palasport di Civitavecchia – skuadrat do të luajnë miqësorën e dytë mes tyre.