Kosova humb nga Bjellorusia NULL NULL nga Albert Bajrami 19.06.2023 19:41 nga Albert Bajrami 19.06.2023 19:41 22:45 – Bjellorusia e ka mposhtur Kosovën me rezultat 2:1. Golin e parë e realizoi Vladislav Morozov, në minutin e 73-të. E pas vetëm dy minutash, bjellorusët realizuan golin e dytë përmes Max Ebong. Krejt çka arriti të bëjë Kosova ishte goli i Vedat Muriqit, nga pika e bardhë. Bjellorusia e ka arritur fitoren e parë në grupin I, derisa “Dardanët” nuk e kanë arritur ende. ______________________________________________________________________________________________________ 22:35 – Vedat Muriqi e ka ngushtuar epërsinë kundër Bjellorusisë. Muriqi realizoi në minutin e 87-të. Ai shënoi nga penalltia. ______________________________________________________________________________________________________ 22:22- Kosova është në disavantazh prej dy golave ndaj Bjellorusisë. Pas Mozorov, që realizoi golin e parënë minutin e 73-të, golin e dytë e shënoi Ebong, në të 75-tën. ______________________________________________________________________________________________________ 22:15- Bjellorusia ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës. Për 1:0 realizoi Mozorov në minutin e 73-të. Mbetet të shihet nëse “Dardanët” do të arrijnë që ta barazojnë rezultatin. ______________________________________________________________________________________________________ 21:48 – Edon Zhegrova, është inkuadruar në pjesën e dytë. Ende rezultati në lojën Bjellorusia – Kosova, vazhdon të jetë 0:0. Sonte, ekipi i Alain Giresse do të jetë në kërkim të fitores së parë në kampanjen kualifikuese “Euro 2024”. Loja po transmetohet në Klan Kosova. ______________________________________________________________________________________________________ 21:30 – Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes Bjellorusia – Kosova. Në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest, pjesa e parë ka përfunduar 0:0. Sonte “Dardanët” janë në kërkim të fitores së parë në kualifikimet e “Euro 2024”. Kjo lojë po transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova/Klankosova.tv ______________________________________________________________________________________________________ 21:09 – Futbollisti i Kosovës Leart Paqarada, është lënduar në ndeshjen kundër Bjellorusisë. Ai nuk ka mundur të vazhdojë dhe është detyruar të zëvendësohet. Në vend të tij ka hyrë, Ermal Krasniqi. Rezultati vazhdon të jetë 0:0. ______________________________________________________________________________________________________ 21:00 – Kanë kaluar 15 minuta lojë në ndeshjen Bjellorusi – Kosovë. Rezultati është 0:0. Kosova po zhvillon një lojë energjike por pa mundur të konkretizojë ndonjë rast për gol. Kjo lojë transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova. _____________________________________________________________________________________________________ 20:45- Ka nisur ndeshja Bjellorusia – Kosova. “Dardanët” do t’i kërkojnë tri pikët në këtë takim. Në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest, po zhvillohet pa tifozë. Kjo është loja e katërt e skuadrës së Alain Giresse. Ndaj Izraelit, Andorres, Rumanisë, Kosova i ka tri barazime. Kjo lojë transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova. ______________________________________________________________________________________________________ Është publikuar formacioni i Kosovës me të cilin trajneri Alain Giresse do të nis ndeshjen kundër Bjellorusisë. Në 11-she vërehet mungesa e Milot Rashicës. Formacioni zyrtar: Muric, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Fazliji, Dresheviq, Celina, Rrudhani, Muslija, Muriqi. Me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest,”Dardanët” do t’i kërkojnë tre pikë ndaj bjellorusëve. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.