Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova humb miqësoren kundër Guinesë

NULL NULL
08.06.2021 18:00

Pas dy fitoreve të Kombëtares së Kosovës në Futboll, Dardanët kanë gjetur humbjen e tyre të parë, përballë Guinesë, me rezultat 1:2.

Ndeshja filloi mirë për Guinenë. Mysafirët arritën që ta mobilizonin lojën përmes lojës tejet fizike të tyre të cilën Kosova nuk mundi t’i bëjë ballë.

Pjesa e parë u përmbyll pa gola edhe pse Guinea kishte dy raste të rrezikshme për gol, por pa sukses, njofton Klankosova.tv.

Me fillim të pjesës së dytë, mysafirët vazhduan lojën e tyre të rëndë fizike, ku në minutën e ’60, Kouyate rezultoi i saktë nga një harkim i ulët.

Në minutën e ’66, pas një prekje me dorë nga Hajrullahu, u dha penalti në favor të Guinesë.

Nga pika e bardh nuk gaboi Jose Kante dhe rezultati shkoi ne 0:2.

Golin e nderit për Kosovës e dhe Arb Manaj në minutat shtesë së kohës së rregullt.

 

lajme të ngjashme