Kosova fiton përballë Gambisë (VIDEO) NULL NULL 11.06.2021 20:52 11.06.2021 20:52 20:52 Kombëtarja e Kosovës ka arritur që ta mposht kombëtaren e Gambisë me rezultat 1-0. Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Arbër Hoxha në minutën e 798 të takimit pas një driblimi të bukur nga mesi i fushës. Për Kosovën, kjo ishte miqësorja e katërt me radhë dhe e fundit për muajin qershor. 20:44 Gambia ka humbur një mundësi të artë për ta barazuar rezultatin kundër Kosovës. Gambia në minutën e 82 të takimit e kanë humbur penalltinë. Kujtojmë se vetëm pak minuta më parë për epërsinë e Kosovës shënoi Arbër Hoxha pas një driblimi fantastik. 20:41 Arbër Hoxha ka shënuar për Kosovën duke i dhënë epërsinë “Dardanëve”. Goli i Hoxhës erdhi pas një aksioni vetanak të cilin arriti ta kompletoj me gol. Kanë mbetur edhe dhjetë minuta deri në përfundim të kësaj miqësorje. 20:21 Ka kaluar më shumë se një orë lojë në miqësoren e Kosovës dhe Gambisë. Gambia në pjesë të dytë ka marrë iniciativën e lojës por që nuk ka arritur që ta konkretizojë ndonjë rast. 20:00 Ka nisur pjesa e dytë e miqësores mes Kosovës dhe Gambisë. Pjesa e parë u takoi “Dardanëve” por që nuk arritën që të shënojnë. Kosova pati shanse të mira me Dakun dhe lojën kryesisht e koncentroi me topa në ajër. 19:48 Është mbyllur pa gola pjesa e parë e miqësores mes Kosovës dhe Gambisë, por që dominimi total iu takojë “Dardanëve”. Kombëtarja e Kosovës pati disa shanse të mira shënimi dhe që lojën e koncentroi kryesisht në topa të gjatë. Kujtojmë se kjo është miqësorja e fundit e Kosovës për këtë muaj. 19:38 Është duke u zhvilluar minuta e 38 e miqësores në mes Kosovës dhe Gambisë me rezultatin e minutës së parë. Por, “Dardanët” janë duke e dominuar në tërësi këtë ndeshje por pa konkretizim. 19:15 Lojtari i Gambisë, Mare, është gjakosur pas një dueli ajror me Topallin. Ndërsa, kanë kaluar 12 minuta lojë në miqësoren Kosova-Gambia ku vërehet një dominim i “Dardanëve”. 19:00 Ka nisur ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Gambisë. Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka vendosur që ta nisë ndeshjen me top golashënuesin e Kosovës, Mirlind Daku. Formacioni i Kosovës: Halimi, Thaqi, Domgjoni, Hajrullahu, Bajselmani, Loshaj, Zejnullahu, Balaj, Rrudhani, Topalli, Daku. Formacioni zyrtar i Gambisë: Sheikh Sibi; Yusupha Bobb, Omar Colley, Marreh, Juwara, Ceesay, Barrow, Kante, Utseth, Gaye, Sanneh.