Kosova e zhvillon stërvitjen e fundit përpara ndeshjes nesër ndaj Islandës (VIDEO) NULL NULL 22.03.2025 23:03 22.03.2025 23:03 Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Murcia para përballjes ndaj Islandës. “Dardanët” do të ballafaqohen nesër me Islandën nga ora 18:00 në ndeshjen kthyese të play-offit të Ligës së Kombeve. Kosova e fitoi ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1, ndërsa një barazim apo fitore nesër do t’i kualifikonte “Dardanët” në Ligën B të Ligës së Kombeve. Pavarësisht rezultatit në “Fadil Vokrri”, trajneri Franco Foda ka thënë se gjasat për kualifikim në Ligën B janë 50/50.