Kosova e mposht bindshëm Zvicrën NULL NULL 19.07.2023 22:45 19.07.2023 22:45 Kombëtarja e Kosovës në basketboll e ka mposhtur bindshëm Zvicrën. Në ndeshjen hapëse për parakualifikimet e “Eurobasket 2025”, “Dardanët” triumfuan ndaj Zvicrës me rezultat 76 me 49. Loja ishte mjaft mirë e përgatitur nga trajneri Rami Hadar. Çereku i parë ishte më i barabarti, ndërsa në tre të tjerër, Kosova “shpërtheu” me performancë. Ndeshja e radhës e Kosovës është me Danimarkën, teksa nga tri ekipet vetëm një skuadër kualifikohet tutje. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.